“Sot kam ndjenja të forta. Sot ndihem Katari, ndihem arab, ndihem afrikan, ndihem homoseksual, ndihem i paaftë, ndihem punëtor migrant”.
Këto janë fjalët me të cilat Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino hapin fjalën e tij.
Në një monolog të jashtëzakonshëm në një konferencë shtypi në Doha, Infantino foli për gati një orë dhe bëri një mbrojtje pasionante të Katarit dhe turneut.
“Nëse Evropa vërtet interesohet për fatin e këtyre njerëzve, ata mund të krijojnë kanale ligjore, njëjtë siç bëri Katari, ku një numër i këtyre punëtorëve mund të vijnë në Evropë të punojnë. Jepuni atyre të ardhme, pak shpresë”, vazhdoi tutje Infantino.