Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri është mjaft aktive në skenën muzikore.
Ajo ka filluar me mbajtjen e koncerteve nëpër vende të ndryshme si brenda dhe jashtë shtetit.
Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri është mjaft aktive në skenën muzikore.
Ajo ka filluar me mbajtjen e koncerteve nëpër vende të ndryshme si brenda dhe jashtë shtetit.
“Kur e thyen dhëmbin pas koncertit… Çfarë thënie ka, a thua?”, ka shkruar krahas fotos.
Përveç dhëmbit, Dafina ka pasur edhe një problem tjetër kohët e fundit. Ajo ka treguar se i kanë nisur sërish dhimbjet e gjurit dhe kjo për faktin sepse nuk i ka bërë trajtimin e duhur.
“Duhej të kisha bërë fizioterapi çdo ditë pas operacionit. Por do të bëhemi më mirë”– shkroi Dafina krahas një fotoje teksa qëndron e ulur mbrapa ulëses së veturës duke vendosur akull sipër gjurit
Rreth një viti më parë artistja i është nënshtruar një operacioni në gju për shkak të një dëmtimi në ligamente. Ajo lajmëroi asokohe përmes rrjeteve sociale se ka kryer operacionin ALC që njihet si rindërtimi i ligamentit kryq të përparmë. Por me sa duket këngëtarja na nisur të ketë përsëri probleme me gjurin e saj të djathë.