Në sezonin e kaluar televiziv u përfol për një rivalitet tejet të madh në ambientet e Top Channel.
Dy prezantueset ikonë të kësaj shtëpie televizive Arbana dhe Luana, thuhej se kishin një marrëdhënie të ngrirë e fajtor ishte “Big Brother” se kush do e drejtonte atë.
Pas shumë fjalëve që qarkullonin, Luana u largua nga Top Media, për të vazhduar këtë sezon në RTV Klan, por nuk u larguan rivalitetet në ish-vendin e punës së saj.
Tashmë sipas portaleve të Shqipërisë, po flitet se Arbanës nuk po i pëlqen vëmendja e madhe që ky stacion televiziv po i jep Bora Zemanit e madje nuk e ka uruar prezantuesen për programin e ri, të paktën jo publikisht.
Si për ironi, Zemani mori popullaritet të jashtëzakonshëm pas shfaqjes në produksionin që drejtoi Osmani.
Se cili është raporti sot mes tyre, besojmë do na sqarojnë shumë shpejt vetë prezantueset./Neutral.