Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se pas hetimeve intensive të Policisë së Kosovës, tanimë janë identifikuar sulmuesit e gazetarit, Valon Syla dhe shumë shpejtë kryesit e këtij akti do të sillen para drejtësisë.
Në një shkrim në Facebook, Sveçla ka thënë se institucionet e sigurisë do të vazhdojnë angazhimin për garantimin dhe respektimin e të drejtave të çdo qytetari tonë të cilat janë të pacënueshme dhe të padiskutueshme.