Ylli i muzikës turke Ibrahim Tatlises ka rënë pre e disa prej fotoshopave që përdoren në internet.
Ai së fundi mendoi që Dua Lipa me një mbishkrim në krahun e saj ka bërë tatuazh yllin e muzikës turke, por që kjo ishte thjeshtë një fotoshop nga persona të pa identifikuar shkruan Gazeta Neutral.
Ibrahim Tatlises fillimisht pa dijenin e kësaj, postoi në Instagramin e tij duke falenderuar Dua Lipën me këto fjalë “Falënderoj vajzën për guximin dhe bukurin e saj”.
Këtë postim e bëri dhe pastaj menjëherë është fshirë nga vetë Ibrahim Tatlises, i cili poashtu erdhi me një njoftim tjetër për të gjitha këto ndodhi.
Ibrahim Tatlises përmes Twitter tha se “Nuk kisha për qëllim të keq”.
“Un njoh AJDA(këngëtare turke) un njoh HADISE(këngëtare turke), mendoni se kam kohë qe të njoh Dua Lipën, një vajzë që njoh më dërgoi këtë fotografi që kanë bërë dhe e postova nuk kisha qëllim të keqë” përfundoi ylli i muzikës turke Ibrahim Tatlises./GazetaNeutral