Makina që shihni në foto i përket shtetases Deizi Arapi.
27-vjeçares iu shkrumbua makina gjatë mesnatës.
Vajza nga Bilishti njihet si gangsterë e arrestuar pak kohë më parë për prishje të qetësisë publike dhe kundërshtim të forcave të policisë.
Bëhet e ditur se kjo është hera e dytë që Deizit i djegin makinën. Hera e parë u regjistrua në 2018 ku Arapit i dogjën mjetin ‘Smart’.
Asokohe u bë me dije se djegia e mjetit mund të ishte bërë për hakmarrje mes vajzave.
Ndërkohë për zjarrëvënien këtë mesnatë policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.
Deizi bashkë me motrën e saj Xhesika u arrestuan më 23 gusht nga policia e Bilishtit për prishje të qetësisë publike.
Ndërkohë ndonëse nëna e tyre pak kohë më parë kërkonte përmes mediave ndihmë pasi jetonte në kushte të mjerueshme, vajzat bëjnë kërdinë në Instagram ku ekspozojnë luksin e shfrenuar të rrethuar me makina dhe udhëtime të shtrenjta.