Mbrëmë banorët e Big Brother VIP Albania së bashku u mblodhën në oborrin e shtëpisë për të mbajtur një minutë heshtje në nder të rojes së ndjerë tanimë, Pal Kolës.
Derisa ndezën edhe qirinj, ishte Dea Mishel Hoxha ajo që mori fjalën të fliste, derisa bëri një gafë tejet të madhe.
Banorja e Big Brother VIP Albania u shpreh “i urojmë ngushëllime familjes së Pal Kolës”, e kjo bëri që videoja të bëhet virale në rrjete sociale.
Roja i Top Channel, Pal Kola u vra nga një sulm terrorist i ndodhur ditë më parë ndaj godinës së mediumit. Kola ishte në kabinën e tij, kur një nga 25 plumbat e shkrepur goditën atë.