Një person ka përfunduar mbrëmë pas mesnate në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, si pasojë e lëndimeve të rënda që mori pasi u sulmua nga një person, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se 22-vjeçari është dërguar atje në gjendje të rëndë pasi kishte lëndime serioze në kokë.
Në QKUK kanë dalë edhe njësitë policore të cilët nga dëshmitarët janë informuar se i riu ka pësuar nga një sulm që i është bërë nga një person i panjohur në hyrje të restorantit ‘HIB Petrol’ në fshatin Bibaj të Ferizajt.