Jeton Vllasalihu ka pranuar se ka vrarë biznesmenin Bedri Rexhepi. Në aktakuzën e plotë që ka siguruar Gazeta Insajderi, Jeton Vllasalihu deklaron se aksidentalisht e ka vrarë tashmë të ndjerin Bedri Rexhepi. Ai thotë se ditën kur ka ndodhur vrasja makabër, fillimisht kanë pirë kafe së bashku e pas një përleshje i pandehuri e ka kapur për fyti Bedri Rexhepin dhe e ka rrëzuar për toke. E ka mbajt derisa ai nuk ka lëvizur më. Deri në vdekje.
Por, ndryshe nga versioni i tij, Prokuroria thotë se vrasja ishte e planifikuar nga vëllezërit Jeton e Nexhat Vllasalihu për katër muaj. Insajderi sjell aktakuzën e plotë.
dyshuari për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi, Jeton Vllasalihu ka rrëfyer në polici se si ka ndodhur e gjithë rasti. Ai thotë se ka pasur raporte të mira me viktimën dhe janë takuar shumë herë. Ditën e krimit, Vllasalihu rrëfen se si është takuar me viktimën dhe kanë shkuar në fshatin Vllasali në Novobërdë. Aty, Vllasalihu tregon se si e ka kapur për fyti viktimën dhe e ka mbajtur derisa ka ndërruar jetë.
Jeton Vllasalihu thotë se vëllai i tij Nexhati ka refuzuar ta ndihmoj për zhvendosjen e trupit. Por pas disa lutjeve ka arritur ta bindë.
Të dy vëllezërit, sipas tij kanë shkuar në mal dhe kanë varrosur trupin e viktimës.
Sipas aktakusëz, Jeton Vllasaliu dhe Nexhat Vllasliu për 4 muaj radhazi kishin planifikuar vrasjen e Bedri Rexhepit duke e shfrytëzuar afërsinë me viktimën. Ai u vra në shtëpinë e të pandehurit, Nexhat Vllasaliu në fshatin Vllasali.
“…Ata fillimisht i kishin ndarë rolet dhe planifikuar veprimet. dhe Jeton Vllasaliu duke shfrytëzuar besimin që i dëmtuari/ndjeri Bedri Rexhepi e kishte ndaj tij e ve në lajthitje të dëmtuarin Bedri Rexhepi, duke filluar nga 09 janar 2021, ku i kishte ofruar për shitje dy vetura, një Range Rover dhe një BMË X3, për vlerën prej 30.000 € (tridhjetë mijë euro). Gjatë realizimit të planit të tyre, i pandehuri Jeton, me 08 prill 2021 të dëmtuarin Bedri Rexhepi e dërgon në fshatin Vllasali në shtëpinë e të pandehurit Nexhat Vllasaliu ku paraprakisht kishin planifikuar vrasjen e tij”, thuhet në aktakuzën të cilën e ka siguruar Gazeta Insajderi.
Në akaktuzën e siguruara nga Gazeta Insajderi, mësohet se pas vrasjes biznesmenit, Bedri Rexhepi i ishte mbështjellur koka me qese të zezë ndërsa trupi me perdert e shtëpisë së vrasëssit, Nexhat Vllasaliu.
“Pastaj, kufomën e të ndjerit e dërgon në katin e tretë të shtëpisë dhe në pamundësi për ta varrosur e kishte mbështjell kokën e tij me qese të zezë te najlonit kurse tërë trupin me perden e shtëpisë së të pandehurit Nexhat, dhe e kishte lidhur me një litar”.
Vetura të ndjerit Bedri Rexhepi të tipit “Jeep Grand Cherokee” me targa 05-406-EJ ishte dërguar nga dorasi, Jeton Vllasaliu në arat e fshatit Sushicë-Janjevë.
Me 9 prill Nexhat e Jeton Vllasaliu fshehin trupin e pajetë të Bedriut në vendin malor të njohur si “Mali i Madh në Vllasali”.