Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj në emisionin e pasdites “Five” në RTV Dukagjini nuk i ka kursyer kritikat ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe qeverisë së tij.
Limaj, politiken e Qeverisë dhe të kryeministrit e ka quajtur si arrogante, aventuriste dhe të papërgjegjshme.
Kështu sipas Limajt, kemi një marrëveshje sikur ajo e Ohrit, që e pranoi Kurit më 18 mars.
“Kjo marrëveshje ka ardhë si rezultat i një politike 2 vjeçare aventuriste, të papërgjegjshme, kryeneçe arrogante të kësaj garniture”, ka thënë Limaj.
Limaj nuk i ndali edhe më tej kritikat, ku sipas tij Kurti “pa pikë fytyrë” po mundohet që marrëveshjen e Ohrit të shesë ndryshe në popull.
“Kryeministri ka shkelur kushtetutën, pasi e ka pranuar këtë marrëveshje, pasi në preambulën e atij dokumenti paragjykohet statusi i Kosovës, Kurti pranon që çështja e statutit të Kosovës nuk është e zgjidhur, mund të hapet është e hapur, praktikisht kjo korrespondon me kushtetutën e Serbisë… Neni 7 ka disa problematika, është marrëveshje e 2015, Kushtetuesja e ka rrëzuar ne 2015..Pika 10 është marrëveshja e 2013-tës.”, ka shtuar Limaj.
Ndërkaq, Limaj gjatë intervistës këto që këto që po thoshte të regjistrohen pasi, do të dalin fjalët e tij, kështu duke kritikuar prapë Kurtin, pasi në emisionin “Debat Plus”, Kurti i janë lëshuar disa video nga e kaluara kur kundërshtonte Asociacionin, e sipas tij kryeministrin nuk e kishte problem këtë.
“Xhiroje, incizoje, fatmirësisht jemi në një kohë moderne, edhe pse edhe me xhirime mo spo e kanë gajle, e shihesha kryeministrin ia qiteshin videot, por se ka gajle”, ka thënë Limaj. /Demos