Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bashkinë Amfikleia, Greqi pasditen e sotme. Sipas mediave greke një 90-vjeçar me banim në Paleochori Dorieon ka vrarë veten me pushkë.
Paraditen e sotme, pasi kishte qerasur miqtë dhe bashkëfshatarët e tij në kafenenë e fshatit i kishte pyetur nëse do të shkonin në funeralin e tij. 90-vjeçari kishte njoftuar disa nga të afërmit e tij, duke i ftuar edhe ata në varrimin e tij.
Sapo ka mbërritur në shtëpi, i moshuari ka marrë pushkën dhe ka vrarë veten. Sipas bashkëfshatarëve, ai ishte njeri i mirë dhe i qetë prandaj nuk i kishin marrë seriozisht fjalët e tij.