Shpesh herë për çiftet kosovare telashet nuk marrin fund me shkurorëzim. Shumë nga ta vazhdojnë të kenë probleme me ish-partnerët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur edhe dje në Prizren, ku një burrë 66-vjeçar ka denoncuar në Polici ish bashkëshorten e tij, me të cilën thotë se ka probleme.
Njësitet policore kanë arrestuar të dyshuarën e cila është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Me vendim të prokurorit, ndaj saj është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.