I mituri i shkon në shtëpi gruas në Prizren dhe i kërkon shërbime seksuale, e shantazhon se do ia publikojë fotografitë intime…

Shumë shpesh gratë dhe vajzat raportojnë në Polici raste të shantazhimit nga persona të ndryshëm, të cilët kërkojnë nga to shërbime seksuale në këmbim të ruajtjes së privatësisë së tyre, raporton

Një rast i tillë ka ndodhur edhe dje në fshatin Hoq e Qytetit në Prizren, ku një i mitur ka kërkuar shkuar në shtëpinë e një 36-vjeçareje të cilës i ka kërkuar shërbime seksuale. Ai e ka shantazhuar atë që nëse nuk ia plotëson kërkesën, do t’ia publikojë fotografitë intime të saj, raporton Sinjali.

Gruaja menjëherë kishte njoftuar Policinë, gjë e cila kishte bërë që i dyshuari të arratisej nga vendi i ngjarjes.

Policia i është përgjigjur thirrjes për ndihmë të 36-vjeçares, me ç’rast kanë shkuar në shtëpinë e saj ku kanë mësuar se gjatë arratisjes, 17-vjeçari e ka shtyrë gruan dhe i ka shkaktuar lëndime trupore.

Njësitet policore janë nisur në drejtim të shtëpisë së të dyshuarit, por ai nuk është gjetur aty pasi ishte arratisur në drejtim të panjohur

Më vonë i mituri është paraqitur në Polici bashkë me prindin e tij, ku është intervistuar nga hetuesit policorë.

Me vendim të prokurorit, ndaj 17-vjeçarit është iniciuar rasti ‘Shantazh’ dhe ai është dërguar në mbajtje për 24 orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *