I mbijetuari i masakrës së Prekazit: Gjatë luftimeve në shtëpinë e Adem Jasharit jehonte kënga

Rrëfime për luftën heroike të familjes së komandantit legjendar Adem Jashari ka pasur disa, mirëpo një tëtillë së fundi e ka dhënë edhe fqinji i tij i afër, Valdeti në emisionin “n’Demos”.

Jashari ka rrëfyer se artileri të rënda kishin rrethuar Prekazin në 10 ditësin e parë të muajit mars, ndërsa edhe gjatë orëve kritike, sipas tij, në familjen e Adem Jasharit kumbonte kënga.

“Mëngjesin e hershëm kur filloj të zdritej, fillonin edhe lëvizjet të fshatarëve, kam qenë në ballkon të Hamit Jasharit e filluan disa krisma, tek fabrika e municionit kanë qenë të vendosura dy tenka, edhe shumë shpejt kanë ardhur në drejtim të shtëpisë tonë ku kemi qenëroje, edhe kam hyrë u kam bërtit qohuni se na rrethuan, aty i kemi qëlluar me tenka e murtaja ato tenka, e njëra tenk është larguar e tjetra ajo, në atëmoment kanë filluar granatimet, ditën e parë rreth orës 6 të mëngjesit, kemi pasur kallasha, pushkamitroloz, bomba amo jo aq shumë që me i bë ballë armikut. Gjatë luftimeve kanë ardhur shumë tanke e automjete të blinduara të tyre, në mëngjes herët kur kanë filluar luftimet në fillim i kam dëgjuar disa zëra duke kënduar, më pas kam kuptuar se kënga po jehonte nga shtëpia e familjes së Komandantit Legjendar, Adem Jashari”, është shprehur ai. Demos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *