Luana Vjollca ka performuar në një nga clubet më të mëdha të Tiranës, pas një kohe të gjatë pa dalë në skenë para publikut.
Koncerti i saj i fundit ishte në shtator, ditë kur erdhi në Shqipëri edhe artistja e njohur me famë ndërkombëtare, Rita Ora.
Ajo që ra në sy ishte salla e tejmbushur dhe atmosfera e ngrohtë mikpritëse, teksa ajo performoi repertorin me këngët e saj më të bukura.
Luana zakonisht nuk del shpesh para publikut për të performuar, por sa herë ndodh, salla patjetër është e mbushur me njerëz që duartrokasin suksesin e saj.
Momentet e veçanta të asaj nate, Luana i ka ndarë në instagramin e saj.