“I kishin lënë pa sy e pa zemër, ka pas edhe pa kokë”, i mbijetuari i masakrës së Reçakut rrëfen tmerrin

Aziz Beqiri i mbijetuar i Masakrës së Reçakut ka rrëfyer për ditën kur u vranë 45 civilë shqiptarë.

Beqiri ka deklaruar se i kishte parë trupat e masakruar të fëmijëve, grave e pleqve në “Kodrën e Bebushit”.

Ua kanë hequr zemrën dhe mushkritë”, ka thënë ai.

Gjatë rrëfimit të tij për Kosovapress, Beqiri thotë se me datën 16 janar se kanë dal në mal t’i kërkojnë disa të kidnapuar ku më pas i kishin gjetë të vrarë.

“Më pas, me datën 16 janar kemi dalë me shiku në mal mos ka të plagosur, mos ka nevojë ndokush për ndihmë, pra kemi qenë rreth pesë persona që kemi dalë të shikojmë terrenin, dhe kur jemi dal një shok i imi ka qenë para meje dhe i kam thënë nëse takohesh me ata ma bëjë me dije. Ai më ka thirr dhe e kam pyet nëse ka diçka, e më tha që këtu i paskan vra të gjithë. Kam shkuar tek ata dhe i kam thënë shokut t’ia marrim shënimet e t’i lajmërojmë tek ai që ka qenë për informim, Fehmi Mujota. I morëm emrat, ka pas njerëz prej katundit tim që edhe nuk i kam njohur siç i kishin masakruar duke i lënë pa sy e pa zemër, ka pas edhe pa kokë”, tregon Azizi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *