I ishte ndaluar hyrja, politikanja serbe Gjurgjeviq hyn ilegalisht në Kosovë

Themeluesja e të ashtuquajturit “Parlamenti serb Zavetnici’, Milica Gjurgjeviq, një nga kundërkandidatet e Vuçiqit, ka hyrë në Kosovë.

Hyrja e saj ka qenë përmes rrugëve ilegale në pyll.

Këtë gjë e ka deklaruar vet Gjurgjeviq.

Ajo thotë se teksa i është ndaluar hyrja në Kosovë tash e disa vite, nëse është e nevojshme do të hyjë edhe përmes pyllit për qëllimet e saj.

Ajo është duke qëndruar në Reçicë dhe ka bërë thirrje për zhvillim të të ashtuquajturës “Asamble Kombëtare”.

Ky është reagimi i saj:

HYRA NË KOSMET

Ata menduan se do të më ndalonin edhe sonte, por siç thashë – kush e di qëllimin, e di rrugën, edhe nëpër pyll. Përshëndetje nga fshati Reçicë.

Prej vitesh më kanë bllokuar hyrjen në Kosovë e Metohi me pretekstin se “po shkel rendin e tyre kushtetues”. Është e rëndësishme për mua të mbroj rendin kushtetues të vendit tim.

Asambleja Kombëtare është në zhvillim e sipër. Lavdi Serbisë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *