I fejuari vodhi në shtëpinë e së motrës, 17 vjeçarja në Tiranë i jep fund jetës

Ngjarja ndodhi në lagjen Ali Demi, ku i riu Kristjan Fusha në bashkëpunim me shokun e tij vødhi dy kasaforta të kunatës, ndërkohë që e fejuara e tij, nuk e ka përballur ngjarjen, duke i dhënë fund jetës.

Kamerat e sigurisë  kanë kapur momentin  deri kur bashkëpunëtori i Kristian Fushës hoqi maskën. Gjithashtu kamerat e sigurisë ku jetonte motra e Smantës kanë kanë fiksuar targën e mjetit që u përdor mbrëmjen e vjedhjes. Mjeti rezulton të jetë i regjistruar në emër të nënës së shokut të Kristian Fushës.

Burime bëjjnë me dije se Fusha ka thënë në Prokurori se ka vjèdhur kasafortën e motrës të së fejuarës, pasi i duheshin para për të operuar këmbën.

Por pas ngjarjes ai u largua për në Malin e Zi, ndërsa ka thënë se pasaportat dhe kasafortat i ka hedhur në koshat e plehrave në Shkodër.

Ndëkrohë e fejuara e tij që nuk e priste aspak këtë gjë nga partneri i saj, nuk e ka pritur aspak mirë këtë zhgënjim dhe i ka dhënë fund jetës.

Detaje të tjera pritet të mësohen në vijim për këtë ngjarje që përfundoi ne tragjedi, me humbjen e jetës së një vajze të re.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *