Është mbajtur mbrëmja e madhe e ndarjes së çmimeve, “Creative Arts Emmy Awards 2022”.
Kjo ngjarje i paraprin mbrëmjes kryesore të ndarjes së çmimeve, “Emmy Awards 2022”, që do të mbahet më 12 shtator në Los Angeles.
Mes shumë producentëve, drejtorëve të fotografisë e prodhuesve televizivë, i shpërblyer me çmim nga kjo mbrëmje ka dalë edhe i dashuri i këngëtares shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, Keyan Safyari.
Keyan Safyari është drejtor i fotografisë me famë ndërkombëtare dhe pronar i produksionit ‘Moving Images Entertainment’, shkruan gazeta Neutral.
Ai ka fituar çmimin për “Drejtimin teknik më të shquar për kamerë dhe kontroll fotografie”, në “Creative Arts Emmy Awards 2022” për kinematografinë e tij në shfaqjen “Adele: One night Only”.
Edhe këngëtarja e dashur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, u kujdes për një dedikim në Instagram, duke uruar të dashurin e saj për këtë sukses të madh.
“Urime për dashurinë time, Keyan Safyari që fitoi një çmim Emmy për këtë spektakël fantastik”, shkroi 33-vjeçarja në InstaStory.