I blejnë me të hollat e tyre pastaj rimbursohen apo e kundërta, Nagavci flet për çështjen e librave

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci pas propozimit të bërë dje para një konference për media, rreth sigurimit të librave shkollorë për vitin e ri 2023-2024, ka dalë sot me disa sqarime pas kundërshtimeve të ashpëra, raporton Gazeta Sinjali.

Ajo u shpreh se nesër pasdite apo të enjten në mëngjes do të bëhet publik vendimi final për këtë çështje.

E pyetur se a do t’i blejnë si fillim prindërit e nxënësëve librat me të hollat e tyre e pastaj të rimbursohen, apo do të bëhet rimbursimi i mjeteve përmes aplikimit në platformën ‘eKosova” e pastaj blerja, ajo përgjigje direkte nuk pati, por u përgjigj për ecurin e procesit të aplikimit, e vazhdoi duke i siguruar prindërit që rimbursimi do të ndodh pa cekur kur.

Ne e kemi paraqitur edhe dje në konferencë për media dhe unë nuk e di pse është hapë gjithë ky diskutim nga ata që do të duhej ta dinin, sepse e kuptoj shqetësimin e prindërve, por kemi thënë që po e shqyrtojmë mundësinë që të gjithë prindërit të aplikojnë në platformën e-Kosova, në një procedurë tepër të lehtë dhe të thjeshtë e cila nuk do të zgjas më shumë se pesë-gjashtë minuta edhe për ata që nuk e kanë përdor më përpara këtë platformë, që në mënyrë shumë të thjeshtë me shënimin e emrit të prindit, automatikisht do të listohen nga regjistri civil emrat e fëmijëve, do të selektohet shkolla, dhe do të shënohet numri i xhirollogrisë. Dhe kjo nënkupton që automatikisht pastaj do të disbursohen nga ana e Ministrisë së Financave”, u shpreh Nagavci në RTK.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *