Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja makabre e 12-vjeçares në Francë, Lola Davier, trupi i së cilës u gjet në një valixhe plastike.
Duket se autoritetet franceze po hetojnë mbi pistën e hakmarrjes, e cila besohet të ketë qenë edhe motivi kryesor që ka çuar 24 vjeçaren algjeriane, Dabia B., në ndërmarrjen e aktit ekstrem.
Sipas Daily Mail, për momentin nuk ka asnjë njoftim zyrtar për motivin e krimit të tmerrshëm, i cili ka tronditur shoqërinë franceze në 24 orët e fundit. Megjithatë, hetuesit që punojnë në këtë çështje besojnë se pas veprimeve të vrasëses së dyshuar, e cili ishte e pastrehë, mund të ketë qenë dëshira e saj për t’u hakmarrë ndaj nënës së vajzës.
Në fakt, autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë që 24-vjeçarja, e cila përballet me “probleme ekstreme psikologjike”, të ketë ngatërruar 12-vjeçaren Lola Davie me nënën e saj, Delphine.