Një 26-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali.
Shqiptari Detar Tali Muca, banues në Tortona, Alessandria humbi jetën pasi furgoni që po drejtonte u përplas me një kamion mallrash në autostradën në në drejtim të Torinos.
26-vjeçari shqiptar u transportua me urgjencë në spitalin e Parmës, por gjendja e tij Ishte tepër e rënduar dhe sot ai humbi jetën. Hetimet për dinamikën e aksidentit tragjik që ndodhi në orët e para të mëngjesit të së mërkurës vijojnë ende.
Shqiptari ishte i apasionuar pas futbollit dhe njihej në të gjitha rrethet sportive të zonës së Tortonës, pasi kishte luajtur si mesfushor në ekipet e të rinjve të Derthona, më pas në Garbagna, në Audax Orione San Bernardino. Pas pandemisë ai kishte luajtur në Sale me të cilën fitoi playoff-in nga Kategoria e Dytë në të Parë vitin e kaluar