Juliana Nura, ish-konkurrente e Big Brother Vip Kosova, ka folur për eksperiencën e saj brenda shtëpisë më të madhe të vendit.
Ajo, në Post Big Brother Vip Kosova, ka deklaruar se akoma nuk e ka marrë veten mirë, pasi është kthyer në jetën e përditshme të saj pas 103 ditëve.
“Faleminderit për këtë emocion për këtë rrugëtim që ka qenë i mrekullueshëm. Thjeshtë është një ëndërr, akoma nuk besoj se ne që kemi qenë finalist e kemi marrë veten”, ka thënë Nura.