Humolli: Familja e Salih Mustafës ka humb fluturimin për në Kosovë, Qeveria Kurti nuk ua pagoi shpenzimet

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli,  ka thënë se Ministria e Drejtësisë është ankuar për shpenzimet e familjarëve të ish-krerëve të UÇK-së nga vizitat e tyre në Hagë.

Humolli, këtë e ka quajtur më shumë si hakmarrje politike për shkak se sipas tij Qeveria Kurti ‘’s’kanë mujt me mund Hashim Thaçin’’.

‘’Kam përshtypjen se ky është naivitet i Qeverisë, e kemi dëgjuar ministrinë e drejtësisë, duke u ankuar që po iu ndihmon  familjeve të ish-krerëve të UÇK-së,  për të shkuar me i vizitu ata, po ka hargjime, edhe ana humane është diskutu, dhe kjo është më shumë si lloj hakmarrje për shkak se s’kanë mujt me mund Hashim Thaçin ose këdo, kjo është hakmarrje politike’’, ka thënë ai.

Sipas Humollit, ‘’nuk është kuptuar drejtë që po humb Kosova, nuk është më me rëndësi  Hashimi Thaçi ose Jakup Krasniqi ose Salih Mustafa ose kushdo, këtu kemi humbje si komb’’.

Ndër të tjera ai thotë se Kosova nuk ka pasë nevojë për Gjykatën Speciale, dhe kritikon kryeministrin Kurti  duke thënë se po të ishte i zoti do të duhej ta dënonte vetë Hashim Thaçin që të mos keqpërdorej UÇK-ja.

‘’Nëse ke Qeveri je i zoti ti u dashtë me e dënu Hashim Thaçin me i ndërtu mekanizmat që nëse ka krime të kësaj natyre siç po thojnë këta prokurorët që janë të dresum prej Serbisë, ne jemi dashtë me u marrë me këtë, nuk ka pasë të drejt askush me keqpërdor UÇK-në, për me i dëmtu njerztë tanë, në fund të fundit edhe të dëmtuarit janë njerztë tanë.Kjo qeveri është duke u sjellë me inferioritet të plotë’’, tha ish-deputeti Humolli.

Tutje ai ka treguar rastin për familjarët e Salih Mustafa të cilët pas humbjes së avionit u detyruan të paguanin ekstra për t’u kthyer në Kosovë, gjë që Qeveria e Kosovës nuk e ka bërë për ta.

‘’Familjes së Sali Mustafës, i ka humb avioni është dashtë me pagu biletë ekstra, për shkak se e kanë vizën aq të kufizuar dhe qeveria nuk kujdeset me kriju një komoditet që me pasë mundësi me lëviz më lirshëm me shku me e pa Salih Mustafën, e ka një rrugë me bë një rrugë me u kthy, nëse i humb avioni ai duhet me bë shpenzime shtesë, kjo është sjellje jo korrekte jo shtetërore është më shumë sjellje fëmijërore’’, tha ndër të tjera ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *