Humbje e madhe për Rumaninë para duelit ndaj Kosovës

Trajneri i kombëtares së Rumanisë ka marrë një lajm të keq para duelit ndaj Kosovës, i cili zhvillohet sot në Bukuresht.

Edi Iordanescu, përzgjedhësi rumun, do të duhet të përshtat një formacion pa mbrojtësin e Clujit, Cristi Manea.

Manea (26 vjeç), nuk do të luajë në sfidën e sotme të rumunëve kundër kombëtares së Kosovës në kuadër të EURO 2024.

Mbrojtësi Manea luajti të gjitha 90 minutat në barazimin e Rumanisë të shtunën mbrëma ndaj Izraelit, me rezultatin 1-1. Lojtari i CFR Cluj është ankuar në stërvitjen zyrtare të së hënës në mbrëmje për dhimbje në gju, raportojnë mediat rumune.

Manea nuk figuron as në grupin e 23 të ftuar për duelin e sotëm.

Ky është një lajm pozitiv për Kosovën, e cila pas barazimit 2-2 ndaj Zvicrës të shtunën, synon vetëm fitore në Rumani. Vetëm triumfi në Bukuresht i mban “Dardanët” në lojë për kualifikim në Euro 2024.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *