Të shtëna me armë zjarri te rruga ‘B’, plumbi përfundon në dritaren e një banese private
Gjuajtjet me armë zjarri janë bërë të shpeshta në vendin tonë, duke cenuar kështu sigurinë e qytetarëve të cilët ka rast kur mund t’u rrezikohet jeta si pasojë e plumbave qorr.
Të shtëna me armë zjarri ka pasur së fundi edhe në rrugën ‘B’ në Prishtinë, ku si pasojë një plumb ka përfunduar në një banesë.
Sinjali mëson se pronari i banesës dje ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se ka vërejtur që dritarja e banesës ka pësuar dëme si pasojë e goditjes nga plumbi.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.
Momentalisht nuk ka persona të dyshuar dhe e urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.
/GazetaSinjali/