Shefi i hekurudhës ishte në kafe kur vendosi trenat përballë, detaje tronditëse nga hetimet e tragjedisë në Greqi

Shefi i stacionit hekurudhor të Larisës do të njihet ditën e sotme me masën e arrestit për akuzën e krimit të rëndë me dashje, teksa policia ka arritur të nxjerrë detaje të reja tronditëse nga veprimet e shefit të hekurudhës, që vendosi trenat në të njëjtat shina dhe shkaktoi vdekjen e 57 personave, 56 të zhdukurve dhe 48 të plagosurve.

Dyshimet e deritanishme janë se Samaras nuk ka qenë në zyrë në momentin që urdhëroi lëvizjen e shinave në drejtimin diagonal. Mungesa e tij në sallën operative, ku ishte funksional sistemi i vjetër i monitorimit të lëvizjes, i cili tregonte me llambë alarmi se në linjën zbritëse ndodheshin dy trena në drejtim të kundërt, çka mund ta shmangte tragjedinë.

Gjithashtu, raportohet se një prej avokatëve të njërës prej viktimave thanë se Samaras ndodhej në një lokal pranë vendit të tij të punës dhe urdhrin për kalimin e shinave e dha nëpërmjet radios portabël VHF, që mbante në dorë dhe jo nëpërmjet radios VHF që ishte e instaluar në tryezën që ishte sistemi i monitorimit me drita të stacionit të Larisës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *