Ditën e djeshme ekipi i gazetës Insajderi i përbërë nga gazetarja, Dijellza Preniqi dhe kameramani Albert Bislimi, është sulmuar në xhaminë “Sheikh Zayed” nga hoxhë Bedri Halili.
Teksa gazetarja e Insajderit, Dijellza Preniqi kishte kërkuar ta intervistonte të njëjtin në lidhje me një deklaratë të tij, hoxha ishte treguar agresiv.
Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se fillimisht hoxha është arrestuar e më pas është liruar me procedurë të rregullt.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në xhami ka sulmuar gazetaren femër kosovare dhe kolegun e saj mashkull kosovar, të cilët ishin duke biseduar me imamin e xhamisë për një intervistë”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.