Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, është takuar sot me Komandantin e KFOR’it, Ozkan Ulutas.
Për këtë takim ka njoftuar Ambasadori Hovenier, i cili ka thënë se me Ulutas kanë folur për situtën e sigurisë në Kosovë, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë fuqishëm krah KFOR’it, raporton Express.
“Takimi i mirë me Komandantin e KFOR’it, MG Ulutaş. Përsëritëm angazhimin tonë të përbashkët për sigurinë në Kosovë dhe diskutuam për sfidat aktuale. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë fuqishëm me @NATO_KFOR pasi punon për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë”, ka shkruar Hovenier.