Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, i është bashkuar stafit të ambasadës për iftarin e parë të Ramazanit.
Hovenier në llogarinë e tij në Twitter, ka thënë se Kosova është kampion i ilirë fetare, njëjtë sikur se Amerika.
“I nderuar për t’u bashkuar me familjen e Ambasadës Amerikane për një darkë Iftar me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Kosova mbetet kampione e Lirisë Fetare, një nga shumë vlerat e rëndësishme që ndajnë dy vendet tona”, shkroi ai.