Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, uroi ekipin për femra U-18 në hendboll, dhe u tha që të vazhdojnë ta bëjnë krenare Kosovën.
“Urime të ngrohta për ekipin e Kosovës për femra U-18 në hendboll dhe Federatës së Hendbollit të Kosovës për fitoren tuaj historike dhe kualifikimin në Kampionatin Botëror. Ju vazhdoni ta bëni Kosovën krenare!”, shkroi ai në X, raporton Klankosova.tv.
Kombëtarja e Kosovës në Hendboll për grupmoshat U18 ka siguruar kualifikimin për në Kampionatin Botëror të Hendbollit që zhvillohet në Kinë.