Hoti për ish-krerët e UÇK-së: Në emër të popullit shqiptar ata janë heronj dhe asgjë tjetër

Djali i Ukshin Hotit, Andin Hotit, ka thënë se është e natyrshme që sot janë të gjithë qytetarët e Kosovës në përkrahej të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas tij nëpërmjet këtij marshi do t’i tregohet botës që Gjykata Special në Hagë është e pa drejtë.

Më tutje ai ka theksuar se Gjykata Speciale është politike dhe nuk është në emër të popullit të Kosovës.

“Ju e din se në çdo gjykim që iu është bërë ushtarëve të UÇK-s thuhet në emër të popullit, po cilin popull po flitet. Në emër të këtij populli jo. Në emër të popullit shqiptar ata janë heronj dhe asgjë tjetër”, ka thënë Hoti.

Ai ka përfunduar duke thënë se nuk pret gjykim të drejt ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *