Hoti: Në tri vitet e fundit ka përkeqësim të paprecedent të strukturës së buxhetit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se në tri vitet e fundit ka përkeqësim të paprecedent të strukturës së buxhetit.

“Përkeqësim i paprecedent i strukturës së buxhetit në tri vitet e fundit: Trefish më shumë shpenzohet në subvencione-transfere se në ndërtimin e rrugëve, shkollave, spitaleve apo në pajisje të ushtrisë e policisë”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Sipas tij, gjatë kësaj periudhe trefish më shumë po shpenzohet në subvencione-transfere se sa në ndërtimin e rrugëve, shkollave, spitaleve apo në pajisje të ushtrisë e policisë.

“As varfëria nuk eliminohet kështu. Ajo mund të zbutet përkohësisht me subvencione, por eliminohet vetëm me zhvillim. Më tepër është investuar në 2 vite e 9 muaj të Qeverinë Mustafa (979 mil. euro shpenzimet kapitale në nivelin qendror), se në Qeverinë aktuale që është në vitin e katërt të mandatit (910 mil. euro shpenzimet kapitale në nivelin qendror)”, tha tutje Hoti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *