Hoti me letër drejtuar Borrellit: Tre muaj nga miratimi i deklaratës, s’ka asnjë përgjigje nga Serbia

Në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukura me Dhunë gjatë luftës, Andin Hoti, i është drejtuar me një letër Josep Borrellit, Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri.

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, aty ka përmendur familjarët e viktimave dhe solidarizimin e qeverisë me to, duke marrë hapat e parë drejt zbardhjes së fatit të tyre.

“Me miratimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur, ku përfshihen personat e zhdukur me dhunë ,të datës 02.05.2023, Serbia ka marrë angazhime të vonuara prej kohësh. Në përputhje me zotimet e Serbisë sipas Deklaratës, më 01.06.2023 i dërgova kërkesën e parë zyrtare Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për qasje të plotë në lëndën arkivore, duke përfshirë, por pa u kufizuar në dosjet e klasifikuara, të prodhuara në Komandën e Shpërbërë të 374 Brigada e Motorizuar e Ushtrisë Jugosllave”, thuhet ndër të tjera në letër.

Tutje ai potencoi se edhe  pse kanë kaluar katër muaj nga miratimi i deklaratës dhe tre muaj nga dërgimi i letrës së lartpërmendur zotit Vuçiq, ende nuk ka asnjë përgjigje nga Serbia.

“Mungesa e bashkëpunimit të Serbisë në përmbushjen e zotimeve të tyre rrezikon përpjekjet tona të përbashkëta në arritjen e progresit të prekshëm në zgjidhjen e rasteve të pazgjidhura të personave të zhdukur me forcë, përmbushjen e detyrimeve tona dhe zbutjen e vuajtjeve të tmerrshme të familjeve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *