Horror në kopësht/ Edukatorja vishet si “gogol”, tremb 2-vjeçarin që sillej keq 

Një kopësht është vënë nën hetim pasi edukatorët u filmuan nga kamerat video duke tmerruar fëmijët ndërsa mbanin vënë një maskë nga filmi “Scream”.

Edukatoret në Qendrën e Kujdesit dhe Mësimit për Fëmijët Lil’ Blessings në qytetin e Hamilton, Misisipi, dyshohet se po përpiqeshin të trembnin disa fëmijë të cilët ato mendonin se ishin sjellë “të keq”.

“Fëmijët ishin të tmerruar, por e dija se nëse ia thoja pronarit, do të ishte një shuplakë për to pasi jam ankuar për gjëra të tjera në të kaluarën dhe asgjë nuk është bërë kurrë”, shkroi punonjësja Jennifer Kayla Newman.

Në një nga videot, siç shihet në Reddit, një grua me maskë të frikshme i afrohet një grupi fëmijësh teksa ata janë ulur në tavolina duke ngrënë drekë.

Pasi sheh maskën e shfaqjes horror, vogëlushi fillon të bërtasë dhe të qajë. Fëmijët bëhen dukshëm më të shqetësuar teksa videoja tregon disa nga fëmijët që vrapojnë të fshihen pas tavolinave dhe rafteve të librave, raporton NYP.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *