Ndërron jetë reperi i njohur në moshën 28 vjeçare teksa po performonte

Ka ndërruar jetë teksa po performonte në skenë reperi 28-vjeçar Costa Titch, emri i vërtetë i të cilit ishte Constantinos Tsobanoglou.

Videot e shpërndara treguan pamje të reperit duke u rrëzuar në tokë gjatë performancës së tij përpara se të ndihmohej të ngrihej. Titch vazhdoi të performojë dhe përfundoi performancën e tij. Disa sekonda më vonë ai u rrëzua për herë të dytë.

Sipas Sky News, incidenti ka ndodhur para fansave në Festivalin e Muzikës Ultra në Qendrën Nasrec Expo në Johannesburg të shtunën. Ai vdiq më vonë në spital. Me anë të një postimi në Instagram, familja e tij ka konfirmuar vdekjen e reperit dhe ka falënderuar fansat për mbështetjen e tyre.

“Vdekja na trokiti tragjikisht në derën tonë, duke na grabitur djalin, vëllain dhe nipin tonë të dashur, Constantinos Tsobanoglou, të cilin Afrika e Jugut e kishte dashuruar dhe adhuruar me emrin e tij artistik “Costa Titch”, thanë ata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *