Një yll spanjoll i formatit “Big Brother” është dënuar me 15 muaj burgim dhe një gjobë prej mbi 6000 euro gjobë, pasi kishte sulmuar seksualisht një konkurrente, derisa ajo ishte e dehur dhe pa ndjenja, shkruan “Daily Mail”.
Jose Maria Lopez kishte sulmuar Carlota Pradon, pas një feste plotë alkool gjatë emisionit të vitit 2017, ndërsa viktima qartë nuk ishte në gjendje të dehur.
Ndonëse xhirimet kurrë nuk ishin shfaqur, producentët u kritikuan për mënyrën se si menaxhuan situatën, ku ata e kishin konfrontuar viktimën me video-dëshmi në mëngjesin tjetër në dhomën e rrëfimeve të “Big Brother”, duke shkaktuar një shok te viktima.
Jose Maria Lopez është paraqitur në gjykatë, ku ka marrë dënim prej 15 muaj burgim për abuzim seksual. Po ashtu atij i është dhënë urdhër që për katër vjet të mos i afrohet viktimës, dhe duhet paguar viktimën 6000 euro. Një pjesë të kësaj gjobe duhet paguar produksioni spanjoll.
Lopez raportohet se kishte sulmuar viktimën ndonëse ajo kishte thënë se “nuk mundet”.
Producentët kishin intervenuar më vonë pasi kishin parë se viktima është pa ndjenja. Lopez menjëherë u përjashtua nga spektakli.
Ngjarja bëri bujë vetëm dy vjet më vonë kur faqja “El Confidencial” publikoi xhirimet e momentin kur producentët e pyetën viktimën për rastin.
Seanca gjyqësore kishte nisur në shkurt të vitit 2022, por vonoi deri në nëntor, pasi viktima nuk kishte qenë në gjendje të dëshmonte.