Reperi Boef ka thënë se nuk i lejohet të hyjë në ShBA dhe kjo për shkak se u arrestua vite më parë.
“Është zyrtare, nuk mund të hyj kurrë në Amerikë, sepse jam burgosur dymbëdhjetë vjet më parë”, shkruan reperi, i cili ka provuar të dalë me ndihmën e një avokati, por që nuk ia ka dalë.
Boef ishte në burg disa herë që nga mosha gjashtëmbëdhjetë vjeç.