Ricky Martin do të vijë si beqar në Shqipëri, ndahet pas gjashtë vitesh nga bashkëshorti

Ricky Martin do të na vijë në Shqipëri si beqar.

Ylli i muzikēs latine i ka dhënë fund martesës së tij me Jwan Yosef pas gjashtë viteve së bashku.

Ish-çifti lajmin për ndarje e kanë dhënë përmes një deklarate të përbashkët duke thënë se edhe pas ndarjes ata i bashkon një miqësi e vërtetë.

“Pas reflektimit të kujdesshëm, ne kemi vendosur t’i japim fund martesës sonë me dashuri, respekt dhe dinjitet për veten dhe fëmijët tanë, duke ruajtur dhe nderuar atë që kemi jetuar si çift në këto vite të mrekullueshme.

Dëshira jonë më e madhe tani është të vazhdojmë të mbajmë një dinamikë të shëndetshme familjare dhe një marrëdhënie të përqendruar në miqësinë tonë të vërtetë, duke marrë pjesë në rritjen e fëmijëve tanë.

Si gjithmonë, ne jemi mirënjohës për gjithë dashurinë dhe mbështetjen që kemi marrë gjatë martesës sonë. Jemi në paqe dhe qetësi të plotë ndërsa fillojmë këtë kapitull të ri në jetën tonë”, ishte deklarata e Ricky Martin dhe Jwan Yosef.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *