Edhe pak ditë behën 1një muaj, kur Qeveria e Kosovës me vendim i ka ndaluar hyrjen e të gjitha mallrave serbe në Kosovës. Vendimi se është lehtësuar masa, nuk është i vërtet. Vendimi për ndalimin e mallrave vazhdon të mbetet në fuqi dhe nuk ka masë lehtësuese. Po ashtu vendimi edhe për transit mbetet i njëjtë , nuk lejohen të hyjnë mallrat serbe në Kosovë.
Dogana e Kosovës po vazhdon ta zbatojë vendimin e Qeverisë për ndalimin e importit të mallrave të prodhuara në Serbi. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci për “IndeksOnline”.
Ai saktësoi se Dogana është e obliguar të veprojë sipas vendimit të Qeverisë.
Dogana në pikat kufitare, në bashkëpunim me Policinë, e zbaton këtë vendim”, ka thënë Stavileci.
Ai tutje ka sqaruar se vendimi fillestar i Qeverisë i referohej ndalimit të hyrjes së kamionëve me targa të Serbisë në Kosovë, por më pas vendimi u ndryshua dhe u lejua hyrja e kamionëve me targat e Serbisë, porse mbeti në fuqi masa e ndalimit absolut të importit të produkteve serbe.
Sipas statistikave në ditë nga importi i mallrave serbe janë afër 1 milion euro/Indeksonline/