Historia rrëqethëse e mësueses që humbi 32 nxënësit e saj nga tërmeti në Marok

Pas tërmetit tragjik, i cili vrau mbi 2 mijë persona në Marok, një mësuese e shkollës fillore u kthye në fshatin Adaseel që ndodhet pranë epiqendrës, aty ku ndodhej shkolla në të cilën jepte mësim.

Mësuesja e gjuhës arabe dhe frënge, Nesreen Abu ElFadel shkoi në fshat për të kërkuar nxënësit e saj, por aty zbuloi se fatkeqëisht të 32 fëmijët kishin humbur jetën nga lëkundjet vdekjeprurëse.

“Shkova në fshat dhe fillova të pyesja për fëmijët e mi: “Ku është Somaya? Ku është Youssef? Ku është kjo vajzë? Ku është ai djalë?” Përgjigja erdhi disa orë më vonë: ‘Ata kanë vdekur të gjithë’.-tha ajo për BBC.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *