Mërgimtarët me sa duket e kanë lënë Kosovën për t’u kthyer në vendet e tyre ku jetojnë në Perëndim.
Kjo pasi pritjet kufitare kanë rënë në minimum.
Pritjet më të gjata për të dalë nga Kosova janë në Merdarë – max 10 minuta.
Ndërsa në Muçibabë, te Dheu i Bardhë, në Mutivodë dhe në të gjitha pikat tjera kufitare më së shumti pritet 5 minuta.
Muajin e fundit, për t’u larguar nga vendi nga këto pika kufitare mërgimtarët prisnin edhe deri në 7 orë, raporton klankosova.tv.