Hidhen hapat e parë për trajtimin e qenve endacakë, kryeministri Kurti jep detajet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se është vendosur themeli i bazës ligjore për trajtimin e qenve endacakë nga secila Komunë në tërë territorin e vendit.

Kjo bazë ligjore për trajtimin e tyre vjen si rrjedhojë e Udhëzimit Administrativ për Kushtet dhe Kërkesat Teknike që duhet plotësuar nga Strehimoret e Kafshëve Shoqëruese, të nënshkruar sot nga Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci. 

“Kështu përcaktohen qartazi kushtet në të cilat do të trajtohen qentë dhe macet; ambientet e ndara për çdo fazë, të përshtatshme me nivel të lartë të higjienës si dhe veprimet e sjelljet ndaj qenve endacak që nga momenti i kapjes, izolimit, trajtimit, kastrimit, sterilizimit, fazes post-operative, socializimit, adoptimit dhe lëshimi”, ka shkruar Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *