Artistët e njohur, Elinel dhe Dafina Zeqiri i kanë bashkuar forcat për një bashkëpunim.
Këtë e ka bërë të ditur Elinel përmes një postimi në Instagram, shkruan gazeta Neutral.
“A m’ke dashte” mban titullin kënga e re, të cilën e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.
Ky projekt është krijim nga studio, Bini Diez.
Përndryshe të dy artistat vazhdojnë të jenë aktiv me projekte muzikore të njëpasnjëshme, të cilat priten mirë nga publiku.