Lulzim Hetemi shihet pas gjashtë muajsh jashtë objektit të Komunës së Leposaviqit – FOTO

Ka mbi gjashtë muaj prej kur ka marrë mandatin e kryetarit të Komunës së Leposaviqit, e që prej atëherë Lulzim Hetemi nuk është larguar nga vendi i tij i punës. 

Këtë ‘akull’ duket se ai e ka thyer së fundmi, pasi në një fotografi të publikuar në rrjetin social “Facebook”, Hetemi shihet teksa sot ka dalë në oborrin e komunës, për të pritur dy bashkëpartiakë të tij.

“Kënaqësi t’i pres në takim Sekretarin Organizativ të LVV-së, Alim Rama dhe nënkryetarin e Qendrës së LVV-së në Mitrovicë, Alban Uka”, ka shkruar Hetemi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *