Përfaqësuesi i komunitetit shqiptarë në Izrael, David Kantozi, ka folur për situatën e luftimeve mes Izraelit dhe Palestinës.
Ai, në Rubikon të Klan Kosovës, ka theksuar se luftimet janë duke u zhvilluar në zona të ndryshme.
Luftimet vazhdojnë ka disa vatra që janë mbetur, janë një numër i pakët që kanë ngelur. Nuk ka shumë vatra me sa dëgjova janë pesë apo gjatë vatra që janë afër Rripit të Gazës”.
“Nga ana tjetër vazhdon gjuajtja me raketa, deri tani janë hedhur mbi 5 mijë raketa për këto dy-tre ditët e fundit. Mbrojtja e Izraelit nuk është njëqind për qind hebraike, kanë depërtuar raketa disa që kanë shkaktuar probleme. Akoma ka luftime në zona të ndryshme”, ka thënë Kantozi.
Ndër tjera, ai ka deklaruar se deri tani nuk ka informacione se ndonjë shqiptarë është vrarë apo plagosur.
“Me sa di deri në këto momente nuk kemi pasë ndonjë humbje apo lëndim të shqiptarëve. Ndërkaq sa u takon turistëve shqiptarë nuk kam ndonjë informacion që mund ta ndajë me ju. Qytetet më afër Rripit të Gazes janë në goditje te vazhdueshme nga terroristët në Hamas”, ka thënë Kantozi.