Dritan Goxhaj flet pas lirimit: Lirinë s’e kemi humbur asnjëherë, as unë dhe as UÇK-ja

Ish-ushtari i UÇK-së Dritan Goxhaj, ka folur pas lirimit nga burgu pasi Gjykata e Apelit në Shqipëri e ka refuzuar ekstradimin e tij drejt Hagës.

Goxhaj tha se UÇK-ja ka luftuar në rrugën e drejtë.

Dua të them që lirinë nuk e kishim humbur asnjëherë, nuk e kisha humbur as unë e as Ushtria Çlirimtare e Kosovës, apo ata që janë në Hagë”, tha Goxhaj, raporton Euronews Albania, përcjell Klankosova.tv

“Fakti që sot me gjithë përpjekjet e kësaj reformës për drejtësi, për të hequr nga sistemi i drejtësisë dhe të gjykatës të aftë dhe patriotë, fatmirësisht nuk ia kanë arritur asaj gjendje për ta bërë atë. Sot arritëm të tregojmë sërish se jemi në rrugën e drejtë dhe kemi luftuar drejtë”, theksoi ai.

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Dritan Goxhaj, u arrestua më 31 korrikut 2023 me urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata Speciale.

Goxhaj u akuzua se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje të hapura më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Ai u akuzua si i dyshuar për veprat penale “Pengim i punës së zyrtarëve” dhe “Frikësim i dëshmitarëve”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sot, Gjykata e Apelit në Tiranë pranoi kërkesën e mbrojtjes për lirimin e tij.

Apeli vendosi gjithashtu ta konsiderojë të papranueshme kërkesën e bërë nga Prokuroria Speciale e Kosovës për ekstradimin e tij drejt Hagës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *