Dogjën makinën e Kozakut, arrestohen 2 autorët, ‘porositësi’ ishte Cllevio

Dy persona janë vënë në pranga si autorë të dyshuar të zjarrëvënies në makinën e Kozak Braçit, personazhit të njohur në ‘Tik Tok’. Policia bën të ditur se u bë i mundur kapja dhe arrestimi i dy prej autorëve të dyshuar, D. L., 40 vjeç, dhe M. L., 18 vjeç, të dy banues në Vlorë. Gjithashtu u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi E. N., 24 vjeç, banues në Vlorë, dhe porositësi i djegies së automjetit, Kleviol Ahmeti 37 vjeç, banues në Lushnjë.

Policia thotë se Cllevio ka paguar shumën 1500€ për të djegur automjetin e Braçit, ndërsa dy të arrestuarit, së bashku me shtetasin E. N., kanë siguruar kushtet, dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë djegur automjetin.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi M. L., është arrestuar dhe më parë, për të njëjtën veprimtari kriminale. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan veshjet që autorët e dyshuar kanë përdorur gjatë ngjarjes, si dhe automjeti me të cilin janë larguar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *