Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është prezent në ndeshjen që po zhvillohet mes “Dardanëve” dhe Bjellorusisë.
Kurti ka gjetur kohë të lirë dhe po e shikon nga afër ndeshjen në “Fadil Vokrri”.
Së bashku me të janë edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Aty është edhe zëvendësministrja për Kulturë Rini e Sport, Daulina Osmani.