Dita e djeshme u shënua me reshje të dendura të borës në shumë vende të Kosovës. Brezovica, si zonë malore është zbardhur pothuajse e tëra nga këto reshje.
Sipas raportimeve nga “Brezovica.info” bora atje ka arritur në 60 centimetra.
Megjithatë, rrugët janë të kalueshme lehtësisht pasi të njëjtat janë pastruar.